Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Mësime falas për shpjegimin e Kuranit Kupto qartë domethënien e Kuranit
Shumë njerëz e lexojnë Kuranin, por shpesh nuk arrijnë të kuptojnë mesazhet e tij. Këto kurse falas janë krijuar për ata, muslimanë e jomuslimanë, që duan të kuptojnë Kuranin e Shenjtë përmes shpjegimit, duke njohur mesazhin e tij dhe lidhjen me jetën e përditshme.
Përfito mbi 10 orë mësime të strukturuara, të përgatitura për të thelluar njohuritë e tua shpirtërore. Veç kësaj, do të kesh takime të rregullta individuale me imamin, për udhëzim dhe sqarim personal, që do të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë Kuranin.
meso kuranin ne shqip online shpjegim i kuranit
Çfarë do të përfitosh nga këto kurse falas për Kuranin?
Kuptim i qartë i ajeteve
Do të mësosh se për çfarë flet një sure ose një pjesë e Kuranit, çfarë mesazhi përcjell dhe si lidhet me jetën e sotme.
Shpjegime të thelluara
Do të gjesh shpjegime shkencore dhe shpirtërore të ajeteve të Kuranit, që ndihmojnë në kuptimin e tyre më të thellë.
Argumente të qarta
Do të mësosh si t’u përgjigjesh pyetjeve dhe kritikave rreth Kuranit, duke u mbështetur në Kuran dhe në logjik.
Pas këtyre kurseve për shpjegimin e Kuranit,
meso kuranin ne shqip online shpjegim i kuranit
do ta lexosh me më shumë qetësi, sepse kuptimi i ajeteve do të jetë më i qartë.
do të kuptosh më qartë vetveten, në dritën e Kuranit të Shenjtë.
— do të marrësh përgjigje konkrete edhe për pyetje të vështira.
do të kuptosh se si mesazhi i ajeteve lidhet me jetën e sotme.
— do të zbulosh fusha të reja të spiritualizmit, që nuk ke zbuluar më parë.
do të ndihesh më i sigurt edhe kur përkthimet ndryshojnë.
Për kë janë këto kurse?
Për ata që e lexojnë Kuranin qoftë në arabisht, apo në shqip, por që nuk e kuptojnë plotësisht mesazhin e tij.
Për ata që kanë lexuar përkthime disa herë, por duan të thellohen në domethënie të shumta të Kuranit të Shenjtë.
Për ata që nuk kanë lexuar asnjëherë Kuranin, por dëshirojnë të ndiejnë fuqinë e jashtëzakonshme shpirtërore të tij.
Për njerëz të zënë që kërkojnë shpjegim të qartë dhe udhëzim praktik, jo ligjërata të gjata, jo me mite a përralla.
meso kuranin ne shqip online shpjegim i kuranit
Për Samad Ahmed Ghori
Samad Ahmed Ghori ia ka kushtuar jetën studimit dhe shpjegimit të Islamit. Pas arsimimit fillestar, ai ka përfunduar studime 7-vjeçare në teologjinë islame dhe në krahasimin e feve, në Indi, duke ndërtuar një bazë të thellë akademike për kuptimin e Kuranit. Që nga viti 2006, ai shërben si imam i Xhematit Musliman Ahmedia në Shqipëri dhe është aktiv në shpjegimin e Kuranit në gjuhën shqipe. Përveç kësaj, ka përfunduar edhe studime Beçelor në gjuhë-letërsi, dhe Master në gjuhësi historike nga Universiteti i Tiranës, çka i jep aftësinë të shpjegojë tekstin kuranor me saktësi dhe qartësi, inshaAllah (në dashtë Allahu). Ai ka përkthyer dhe shpjeguar Kuranin e Shenjtë, si dhe libra të tjerë fetarë, duke e bërë mesazhin e Kuranit të kuptueshëm për publikun shqiptar. Në këto kurse, ai sjell një qasje të thjeshtë, të qartë dhe të bazuar drejtpërdrejt në Kuran.
meso kuranin ne shqip online shpjegim i kuranit
Pyetje e përgjigje (FAQ)
Nëse po mendon, se si këto kurse janë të përshtatshme për ty, përgjigjet më poshtë trajtojnë pyetjet më të shpeshta që bëhen përpara regjistrimit.
Kam lexuar tashmë përkthime të Kuranit. A janë këto kurse edhe për mua?
Po, nëse dëshiron të dish kuptim më të qartë, më të qëndrueshëm dhe më të zbatueshëm në jetën e përditshme.
A më duhet ndonjë njohuri e mëparshme?
Jo. Mësimet janë të thjeshta dhe zhvillohen hap pas hapi.
A është ky ndonjë debat apo opinion?
Jo. Fokusi është te kuptimi i qartë, konteksti dhe reflektimi, pa paqartësi.
Si mund të marr pjesë në mësimet e Kuranit?
Kurset zhvillohen online përmes Zoom-it, me privatësi të plotë. Mjafton të na shkruash në WhatsApp dhe do të të udhëzojmë për hapat e radhës.
A më duhet ndonjë aplikacion për të ndjekur mësimet e Kuranit?
Kurset zhvillohen online përmes Zoom-it. Nëse do të marrësh pjesë përmes telefonit, të duhet të instalosh aplikacionin Zoom, që gjendet lehtësisht edhe në IOS, edhe në Android. Kurse në kompjuter mund të marrësh pjesë edhe pa aplikacion, pasi Zoom-i mund të hapet edhe në browser.